Google ADS

Kurti mori pjesë në shfaqjen e filmit kosovar në Berlinale

11:40 | 23 Shkurt 2025
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë mbrëmë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një fotografi nga Berlinalia ku përveç Kurtit, prezent ishin edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri dhe artisti Alban Muja.

“Mbrëmë në Aëard Ceremony në Berlinale me Kryeministrin Albin Kurti, Drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës Blerta Zeqiri dhe Alban Muja artistin tonë të njohur, filmi i të cilit „Mua besojë më shpëtoi portreti“ është pjesë e këtij festivali”, shkroi ambasadori Ajeti në një postim në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm