Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës, për nder të shënimit të Ditës Kombëtare.
Teksa e quajti një aleat kyç shtetin e Zvicrës, fjalën e tij kryeministri Kurti e filloi duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës përgjatë viteve e miqësinë mes shteteve tona, si dhe theksoi veçanërisht strehimin e refugjatëve atje gjatë luftës së fundit dhe gjenocidit ndaj vendit tonë.
“Me kalimin e kohës, lidhjet tona janë intensifikuar dhe janë zgjeruar. Ne kemi bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe jemi mirënjohës për vendosjen e misionit Swisscoy, e cila ka rritur sigurinë e vendit tonë. Agjencia Zvicerane për Zhvillim ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi, ndër shumë bashkëpunime të tjera.” u shpreh kryeministri.
Më tej, ai përmendi dhe mbajtjen e takimit të parë të grupeve parlamentare të miqësisë Kosovë-Zvicër si dhe vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e në veçanti Këshillit të Evropës, por edhe shkëmbimet tregtare dhe përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në EFTA dhe rritjen e eksporteve me Zvicrën me rreth 26% në pesë vitet e fundit.
“Kryeministri rikujtoi dhe vizitat e shpeshta dhe ato të fundit drejt Zvicrës, të cilat kanë shërbyer jo vetëm në thellimin e marrëdhënieve mes shteteve, por edhe rritjes së kontakteve me diasporën tonë atje, e cila po luan një rol gjithmonë e më të rëndësishëm në investime drejt vendit tonë si dhe në jetën shoqërore në Zvicër, përfshirë atë politike ku zvicerani i parë me origjinë shqiptare Islam Alijaj u zgjedh dhe si pjesë e Këshillit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Arbresh.info
Osmani flet për shqetësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Ve...
Era e fortë dëmton çatinë e spitalit në Pukë dhe disa pallat...
Osmani: Për herë të parë në histori, Kosova mori pjesë në Sa...
Osmani: Përfaqësimi i vendit tim, nderi më i madh i jetës si...
Sonte Zvicër-Kosovë, Dardanët kërkojnë fitore
Arrestohen 11 persona në lidhje me tragjedinë në stacionin h...