Kurti falënderon agjencitë e Kombeve të Bashkuara për bashkëpunim

14:45 | 1 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot mori pjesë në punëtorinë e drejtuesve të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Përmes një njoftimi zyrtar u tha se Kurti veçoi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet Qeverisë dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara në disa fusha kyçe me interes të përbashkët, si ajo e zbatimit të Planit Kombëtar të Zhvillimit, reagimit ndaj vërshimeve dhe realizimit të projektit të regjistrimit të popullsisë.

Kryeministri Kurti, shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Kosovës dhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë që ky raport të vazhdojë edhe me tej./arbresh.info

Të ngjashme