Me rastin e festës kombëtare, ambasada çeke në Kosovë organizoi një pritje ku i ftuar ishte dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në fjalën e tij, Kurti shprehu urimet për Republikën e Çekisë, duke theksuar se kjo datë na kujton dhe vlerat që bashkojnë njerëzit dhe vendet tona.
“Jam i lumtur të përmend se disa ditë më parë të dy vendet tona ngritën nivelet përkatëse të përfaqësimit në atë më të lartë, të ambasadorëve me të drejta të plota. Kjo arritje është një dëshmi e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të ndërtuara mbi angazhimin tonë të përbashkët për demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve tanë.” shtoi Kurti.
Më tej, ai përmendi e përkujtoi dhe autorë e dijetarë të mirënjohur çek, si Milan Kundera, Vaclav Havel e Karel Havliček.
Në përfundim, shprehu bindjen e tij se “Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë do të vazhdojë të lulëzojë edhe në vitet në vijim”./Arbresh.info
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri