Kurti mori pjesë në ndejën e fundvitit të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

22:40 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sonte në organizimin e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNKT për fundvit.

Në një adresim të shkurtër para të pranishmëve, kryeministri reflektoi mbi rrugëtimin përgjatë vitit që po lëmë pas dhe qeverisjes së deritanishme, duke vënë theksin te bashkëpunimi dhe arritjet e përbashkëta pavarësisht sfidave të shumta.

Kurse për vitin që vjen, ai uroi që të mbajmë përkushtimin që ka nxitur progresin e gjertanishëm, dhe së bashku të kontribuojmë për një Kosovë prosperuese, në harmoni dhe gjithëpërfshirje./Arbresh.info

Të ngjashme