Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën me temë “Lidershipi në kohë sfiduese”, të organizuar nga kolegji UBT.
Në fjalën e tij, si njëri nga folësit kryesor, ai foli për cilësitë fundamentale të liderit që e definojnë një lider të mirë dhe të madh.
Dy cilësitë kryesore të një lideri të mirë, sipas kryeministrit, janë efektiviteti pragmatik për të tërhequr dhe mirëmbajtur ndjekës ose mbështetës, dhe përkushtimi parimor ndaj një kauze të drejtë, sepse pragmatizmi pa parime është bosh, kurse parimi pa pragmatizëm është i pafrytshëm.
Ndërkaq, duke folur për cilësitë që e përcaktojnë një lider të madh, ai tha se ata definohen nga vullneti për të sakrifikuar interesin e tyre për një kauzë më të madhe.
Pra, liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre dhe aq të vendosur për t’i mbrojtur ato në mënyrën më të mirë, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal.
Si shembull të një lideri të mirë dhe të madh, kryeministri Kurti në fjalën e tij, veçoi presidentin e 16-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln.
Ai gjithashtu foli edhe për punën dhe kontributin e Qeverisë në nxitjen dhe përgatitjen e liderëve të së ardhmes të cilët janë efektiv në mënyrë pragmatike dhe moralisht parimor./Arbresh.info/
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian