Paraditen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mori pjesë në ekspozitën e botimeve në gjuhë të huaja për Kosovën të titulluar “Kosova në gjuhët e botës”.
Kjo ekspozitë u hap për publikun nga 25 marsi 2024 dhe u organizua nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Si një ndër aktivitetet e AShAK-ut për shënimin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, kryeministri Kurti u njoftua nga kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja, për llojllojshmërinë e tematikave të qindra librave dhe botimeve në shumë gjuhë të huaja, të cilat përveçse pasqyrojnë ndërhyrjen e NATO-s, përfshijnë edhe mbështetjen ndërkombëtare ndaj Kosovës, si dhe pjesë të historisë së popullit tonë në kohë lufte.
Zyra e Kryeministrit njofton se me këtë rast, kryeministri gjatë bashkëbisedimit përmendi edhe botime nga autorë të huaj si studiues, gazetarë e publicistë, të cilët përmes shkrimeve e botimeve të ndryshme kanë sensibilizuar personalitetet me ndikim të botës demokratike rreth situatës në Kosovë gjatë viteve ’90-ta, me fokus intervenimin e suksesshëm të Aleancës Veriatlantike – NATO-s.
Në këtë aktivitet, kryeministri Kurti u prit nga Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, nënkryetarja, Justina Shiroka – Pula, sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës së AShAK-ut, Fetah Podvorica, dhe sekretarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Gjyljeta Mushkolaj./Arbresh.info/
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë