Google ADS

Kurti mori pjesë në edicionin e 9-të të Shkollës Pranverore për Diplomatët e Rinj

19:30 | 23 Maj 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në ditën e dytë të edicionit të 9-të të Shkollës Pranverore për Diplomatët e Rinj, që organizohet nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Friedrich Ebert Stiftung.

Kryeministri Kurti tha se është kënaqësi e madhe të jem me ju sot këtu, gjatë edicionit të 9-të të Shkollës Pranverore për Diplomatët e Rinj.

Ky edicion në këtë vit është përqendruar tek Diplomacia Ekonomike dhe Tregtare në një treg global gjithnjë e më të ndërlidhur, me pjesëmarrës nga rreth 40 shtete.

Në fjalën e tij Kurti tha se rëndësia e diplomacisë ekonomike nuk mund të mbivlerësohet në botën e ndërthurur ku jetojmë.

Megjithatë ai shtoi se diplomacia ekonomike ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të madh në trajtimin e të dyja krizave: ofrimin e ndihmës së huaj për ata që kanë nevojë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj agresorëve.

Demokracia e fortë është një sinjal i lidhjeve ekonomike që një vend do ta ndjekë edhe ndërkombëtarisht, shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri, theksoi se përveç sfidave, koha e tanishme është një ftesë për punë të përbashkët dhe forcimin e natyrës së ndërlidhur të prosperitetit demokratik dhe progresit ekonomik.

Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nga rritja e parashikuar ekonomike për vitet 2023 dhe 2024.

Në fund të fjalës, ai tha se ne mezi presim të punojmë së bashku për të mbështetur parimet tona demokratike dhe për të hapur rrugën për një botë më të ndërlidhur, të begatë dhe paqësore.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Beqir Ismaili, ambasador, ushtrues detyre i drejtorit të​ përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Behar Isma, sekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Arbresh.info/

Të ngjashme