Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë si mysafir nderi në drekën e ftuar nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog me ambasadorë të akredituar të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për Bashkim Evropian në Kosovë.
Mirënjohës për ftesën si mysafir nderi, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ambasadorët për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt.
Në veçanti falënderoi ambasadorin Szunyog, i cili është në përmbyllje të mandatit të tij si Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, për kontributin e tij, përveçse bashkëpunimin e mirë.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë drekë, kryeministri theksoi rëndësinë që ka Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, veçanërisht, dhe përgatitjet që Qeveria po bën për këtë plan.
Ai bëri thirrje për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, teksa përsëriti mbështetjen dhe orientimin e qartë që Kosova ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Arbresh.info/
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...
Maqedonci krenar dhe i emocionuar me betimin e 20 kadetëve t...
Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën