Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, drejtuesit të grupit punues të Koncept-dokumentit për Fondin Sovran, profesor Besnik Pula dhe Koodinatores së Grupit Punues jurdik të Fondit Sovran, Rrezarta Pllana, mori pjesë në prezantimin e Fondit Sovran para përfaqësuesve të organizatave dhe bizneseve.
Objektivat, organizimi dhe ndërlidhja e bizneseve private me Fondin Sovran, ishin çështje kryesore që u trajtuan në këtë tryezë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre.
170 shtete të botës, nga rreth 200 sa janë gjithsej, tashmë kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global.
Me 7 maj, u mbajt konferenca për themelimin e Fondit Sovran. Konsultimet publike për Projektligjin për Fondin Sovran tashmë kanë përfunduar dhe shpejt do të miratohet në Qeveri. Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend./Arbresh.info
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...