Pas ceremonisë së shpalljes së më të mirëve të këtij viti në Handboll, kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, morën pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Federata e Sporteve Universitare.
Në festën e arritjeve dhe përkushtimit të sportistëve tanë universitarë, Kurti i dha fokus rezultateve të rëndësishme sportive të Federatës së Sporteve Universitare, e cila nuk është një federatë shumë e vjetër sa i përket kohë së themelimit të saj, transmeton Arbresh.info.
“Krijimi i konkurrencës sportive ndërmjet universiteteve tona ka arritur si cilësinë, gjithashtu edhe rivalitetin pozitiv mes tyre dhe me këtë edhe studentët tanë po tregojnë kapacitetet e tyre në nivele të larta ndërkombëtare”, u shpreh kryeministri.
Ai veçoi si një nga sukseset më të mëdha të arritur në lojërat evropiane universitare në sportin e karatesë, ku Kosova fitoi katër medalje: një medalje të artë në konkurrencën ekipore, dy medalje të argjendta e një të bronztë në konkurrencën individuale.
“Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Elmedina Istogu ishin studentet tona që na bënë krenarë për këtë sukses madhor në sportin universitar duke treguar fuqinë e rinisë tonë përtej kufijve tanë”, i përgëzoi sportistet Kurti duke shtuar se beson fuqishëm në studentët dhe rininë tonë e cila janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit.
Po ashtu, i uroi suksese edhe më të mëdha në vitin 2025 të gjithë sportistëve, që përfaqësojnë më të mirën që rinia e Kosovës mund të ofrojë.
Këtë vit Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lansuar programin “Sporti në shkolla”, nismë e cila synon fuqizimin e të rinjve tanë përmes ndërlidhjes së arsimit me sportin dhe të sportit me shëndetin, ndërmjet bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Sportit Shkollor./Arbresh.info
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...