Kurti: Modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO

16:48 | 12 Mars 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka parë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Me anë të një postimi në Faecbook, Kurti tha se kamionët ushtarakë janë prodhim gjerman, prej të cilëve nga 15, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq 5 janë donacion, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO.

“Mbrojtje e siguri për shtetin tonë. Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.”, ka shkruar kryeministri.

“Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman, ku nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.  Modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO.”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/

Të ngjashme