Google ADS

Kurti: Mitrovica sot është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit

20:23 | 5 Janar 2025
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur një tubim në Mitrovicë, në qytetin ku siç thotë ai ka pësuar më së shumti pas luftës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmanit, e Isë Boletinit, e kulturës dhe sportit, është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit, përcjell Arbresh.info.

“Mbrëmë ishim në Gjakovë. Sonte në Mitrovicë. Jo rastësisht e nisëm me këto dy qytete. Gjakova ka pësuar më së shumti gjatë luftës, kurse Mitrovica ka pësuar më së shumti pas luftës. Në përmbyllje të mandatit tonë të parë, Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmanit, e Isë Boletinit, e kulturës dhe sportit, është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit dhe më e gatshme se kurdoherë për të vazhduar rrugëtimin e ndryshimit që nisi më 14 shkurt 2021 dhe zhvillimit që do të vijojë e të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit 2025”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Nga zotimet te progresi në ekonomi, drejtësi, bujqësi dhe shëndetësi e deri te siguria e sovraniteti cep më cep në tërë republikën tonë. Ju falemnderit për mikpritjen sot në Teatrin “Muharrem Qena” që është rinovuar tërësisht nga ministria jonë e Kulturës, e mirupafshim sot një javë, përsëri në Mitrovicë, në Sallën e Sporteve “Minatori””, tha Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme