Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Vasfije Krasniqi Goodman, ish deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe zërin e fuqishëm në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Goodman ndau observimin e saj lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Gjatë takimit u diskutua edhe fillimi i punës në dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë përmes Institutit të themeluar rishtazi.
Kurti e falënderoi znj. Goodman për rolin e saj, angazhimin e pareshtur, kurajën e pashoq për avokimin e të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm. /Arbresh.info/
Krasniqi nga Drenica: PDK, forca kryesore politike – ka në A...
Shifra rekord në Itali, borxhi publik arriti në 3 miliardë e...
Abdixhiku nga Gjakova: Partneriteti me sektorin privat është...
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin...
Miratohen datat e reja në Rumani, ja kur do të mbahen zgjedh...
Zarfi i zi, Xuxi thotë me bindje se nuk eliminohet – Xheneta...