Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media, Dr. Mark Speich.
Krahas urimit për mirëseardhje në Republikën e Kosovës dhe në Prishtinë, Kurti, që në fillim të takimit shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në zhvillim, demokratizim, dhe siguri, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe shtetit të Nordrain Westfalias, mbështetjen në procesin e integrimit evropian, mundësitë për shtim të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe tregtar përmes organizimit të forumeve biznesore dhe vizitave të ndërsjella, dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë të mirë integruar në krijimin e urave dhe shkëmbimin e përvojave dhe dijes.
Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Speich me progresin në vend dhe rezultatet e qeverisjes së deritanishme, të përshkuar me rritje ekonomike, stabilitet institucional dhe përparim demokratik.
Ai shtoi se përveç mërgatës në Gjermani që mund të shërbejë si urë e bashkëpunimeve dhe përfitimeve të dyanshme, në Kosovë tashmë po zbatohen programe të ndryshme të arsimit dual, frymëzuar nga vendet gjermano-folëse, që gjithashtu do të shërbejnë si ure lidhëse e arsimit me ekonominë dhe përgatitjes së fuqisë punëtore me kërkesat e tregut të punës.
Duke iu referuar pranisë së madhe të mërgatës sonë në Gjermani, përkatësisht në shtetin e Nordrain Westfalias, kryeministri nënvizoi se Unioni i Bizneseve i krijuar 10 vjet më parë, me seli në Dusseldorf paraqet një potencial të madh ekonomik dhe njerëzor që mund të fuqizohet edhe më tej përmes bashkëpunimit bilateral./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...