Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ditën e sotme Presidenten e Këshillave Amerikane për Edukim Ndërkombëtar, Lisa Choate.
Së bashku biseduan rreth fuqizimit të bashkëpunimit dhe sinergjisë me organizatën, si dhe përkujtuan 20 vjetorin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) i cili ka kontribuar edhe në zhvillimin e Kosovës përmes iniciativave në fushën e arsimit.
Kurti e uroi Lisa Choate për emërimin së fundmi si Presidente e Këshillave Amerikane për Edukim Ndërkombëtar, duke vlerësuar ndikimin e rëndësishëm të organizatës në arsimin ndërkombëtar. Veçoi dhe rolin e Këshillave Amerikane për Edukim Ndërkombëtar dhe KAEF-it në përkrahjen e profesionistëve që tashmë udhëheqin dhe mbështesin sektorin publik dhe privat të Kosovës.
“Në këto 20 vite, KAEF ka investuar 11 milionë dollarë duke rezultuar në 117 të diplomuar nga universitetet më të mira të ShBA-së, shumë prej të cilëve kontribuojnë tashmë drejtpërdrejt në avancimin dhe zhvillimin e Kosovës. Arritjet e këtyre studentëve përfshijnë menaxhimin e projekteve me vlerë mbi 80 milionë euro, themelimin e mbi 50 bizneseve, krijimin e mbi 10,000 vendeve të punës dhe trajnimin e mbi 5,000 individëve, duke rritur aftësitë e sektorit publik dhe privat”, njofton Zyra e Kryeministrit, shkruan Arbresh.info
U theksua se mbi 40% e të diplomuarve punojnë në sektorin privat dhe rreth 30% kontribuojnë përmes organizatave ndërkombëtare si BERZh dhe FMN, duke kontribuar në qëndrueshmërinë ekonomike dhe institucionale të Kosovës.
Kryeministri theksoi edhe angazhimin e qeverisë për të rritur bashkëpunimin me KAEF-in dhe Këshillat Amerikane për Edukim Ndërkombëtar, me qëllim avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e aspiratave strategjike të Kosovës.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...