Google ADS

Kurti mirëpriti nënkryetarin e Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu

13:24 | 6 Tetor 2023
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, njëherësh nënkryetar i Komunës së Bujanocit.

Në takim u bisedua për brengat dhe shkeljet, të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë pakica shqiptare në Serbi, për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë.

Kryeministri Kurti njoftoi nënkryetarin Musliu me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e sigurisë, veçanërisht pas sulmit terrorist, paramilitar dhe kriminal mbi Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

U dakorduan për komunikim të rregullt dhe koordinim të vazhdueshëm për çështje me interes për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Arbresh.info/

Të ngjashme