Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Elhame Muqollin, e mbijetuar e masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin, familjare e të rënëve, Afrim Hysenaj, autori i monografisë për masakrën e Paklekut dhe Fadil Muqolli, familjar dhe pronar i shtëpisë Muze.
Gjatë bisedës, e mbijetuara e masakrës Elhame Muqolli ndau përjetimet e saj gjatë luftës dhe masakrës së Paklekut, teksa shprehu pakënaqësinë e saj me mungesën e drejtësisë për këto krime tash e 25 vjet.
Kurti e falënderoi znj. Muqolli dhe mysafirët e tjerë për vizitën, qëndresën, sakrificën e kurajën e tyre, dhe theksoi rëndësinë e dëshmimit dhe dokumentimit të krimeve, duke i qëndruar besnik historisë sonë dhe duke insistuar në të drejtën tonë që të gjithë kriminelët, qofshin ata urdhërdhënës qofshin ekzekutues, të përfundojnë prapa grilave në drejtësinë vendore ose asaj ndërkombëtare.
Ata u shprehëm mirënjohës për mirëpritjen dhe për mbështetjen institucionale për realizimin e monografisë dhe në muzealizimin e shtëpisë ku është kryer masakra.
Kurti pranoi nga autori Afrim Hysenaj dy librat e tij, monografinë për masakrën e Paklekut me titull “Shtëpia me gjak në mure”, që do të promovohet nesër në shtëpinë muze në Paklek, dhe monografinë për masakrën e familjes Delijaj në Abri të Epërme, e titulluar “Toka skuq e qielli nxin”.
Në masakrën e Paklekut, me 17 prill 1999, u masakruan 53 civilë shqiptarë, në mesin e tyre pesë foshnje, më e vogla ishte 6 muajsh. Pas ekzekutimit, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë./Arbresh.info/
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...