Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Gudjev

11:50 | 22 Nëntor 2024
E.K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës.

Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev./Arbresh.info

Të ngjashme