Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, shprehu mirënjohjen për kontributin e tij

16:02 | 26 Nëntor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpriti në takim arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjaković.

Gjersa dje ishin bashkë prezent në ceremoninë solemne me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot diskutuan mbi trashëgiminë dhe rëndësinë e Bibliotekës, transmeton Arbresh.info

Në takim u trajtua dhe nevoja e rëndësia për renovimin e Bibliotekës dhe hartimit të projektit arkitektonik, proces në të cilin ka qenë i përfshirë dhe është konsultuar edhe arkitekti e akademiku kroat, si ideues i këtij objekti.

Më tej, kryeministri foli dhe rreth investimeve dhe vëmendjes që qeveria ia ka kushtuar jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë dhe memories kolektive që zotëron biblioteka, por edhe digjitalizimit të kësaj trashëgimie.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Mutnjaković për kontributin e tij si dhe prezencën në Kosovë me rastin e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme