Në Sarajevë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić.
Raportet ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik, mundësitë e reja dhe mënyrat e rritjes së shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe arsimore në njërën anë, dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në anën tjetër ishin temat kyçe të takimit.
Kryeministri e njoftoi kryeministrin Nikšić se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Bonjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë në drejtim të Kosovës me letërnjoftime, siç është paraparë në marrëveshjen e nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai bëri thirrje që edhe Bosnja dhe Hercegovina ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më parë në mënyrë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm me letërnjoftime në drejtim të këtij vendi të Ballkanit Perëndimor.
Në takimet e sotme, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilja Rexhepi, ambasadori Martin Berishaj dhe stafi i kryeministrit.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...