Kurti mirëpret pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës

23:46 | 7 Maj 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sonte në një event të organizuar, ka mirëpritur pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, ku këtë herë Kosova është nikoqire e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti tha se bashkëpunimi ekonomik, krijon shoqëri më të drejta e jo vetëm gjenerim të pasurisë.

”Sonte mirëprita pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, të cilin e kemi nderin ta presim këtë vit në Kosovë. Bashkëpunimi ekonomik midis demokracive jo vetëm që gjeneron pasuri, por gjithashtu mbështet vlerat tona të përbashkëta, duke krijuar shoqëri më të drejta dhe më të prosperuara për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme