Në margjina të Samitit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë intervistë për mediumin amerikan “Bloomberg”.
Në intervistë,kryeministri Kurti siç njofton Zyra e Kryeministrit, ka theksuar se fondet e Bashkimit Evropian për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.
Intervita e plotë e Kurtit:
“Miliardat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të ndërlidhen me vlerat e BE-së”, thotë lideri i Kosovës.
Bashkimi Evropian duhet të ndërlidhë ndarjen e dhjetëra miliona eurove, të rezervuara për gjashtë vendet e Ballkanit që shpresojnë t`i bashkohen bllokut, me të dhënat e tyre mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, tha Kryeministri i Kosovës.
Deklaratat e Kryeministrit Kurti janë një thirrje e rrallë për më shumë mbikëqyrje të BE-së nga një rajon që është gjithnjë e më shumë i pakënaqur me ngurrimin e bllokut për të përshpejtuar procesin e pranimit të anëtarëve të rinj.
Ato përkojnë edhe me konfrontimin mes Komisionit Evropian dhe anëtarëve të tij – Polonisë dhe Hungarisë, që rrezikojnë të humbasin ndihmën në vlerë të miliarda eurove për shkak të ngecjes në demokraci dhe shkeljeve të sundimit të ligjit.
“Nuk duhet të ketë fonde të BE-së, pa vlera të BE-së,” tha ai gjatë një interviste në margjinat e samitit në Slloveni. “BE-ja nuk duhet të heq dorë nga natyra e saj transformuese, për atë transaksionale”.
Ndonëse Komisioni ka aprovuar 30 miliardë euro (35 miliardë $) për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do shpenzohen përgjatë shtatë viteve të ardhshme, nuk ka caktuar një datë të saktë për zgjerimin, gjë që kërkohej nga shtetet aspiruese si dhe nga disa shtete anëtare.
Kjo ka ngritur shqetësimin që qasja e ngadalshme ndaj zgjerimit të BE-së mund të hap rrugën për rivalët e bllokut meqenëse disa shtete, përfshirë këtu Serbinë, kanë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.
“Është shumë e rëndësishme që këtyre shteteve t’ju bëhet e qartë se sa shumë kujdesemi për ta”, u tha të mërkurën gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ne jemi partneri i preferuar i tyre”.
Kurti tha se ndonëse e kupton një masë hezitimi të shteteve anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të bllokut për shkak të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve sa i përket vlerave demokratike të anëtarëve që u pranuan më herët gjatë këtij shekulli, ai paralajmëron kundër përhapjes së këtij hidhërimi në procesin e zgjerimit.
“Mendoj se është mirë që BE-ja të kthehet tek esenca e vetë – që është zgjerimi” tha ai. “Dhe kurdo që thuhet zgjerim i BE-së, së pari dhe para së gjithash është Ballkani Perëndimor, me të cilin BE-ja arrinë harmoninë e vetë si kontinent”.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...