Në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Kotor të Malit të Zi, Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte gjithashtu pjesë e panelit të parë të diskutimit, me temën “Gjendja aktuale dhe planet e ardhshme – Plani i ri i rritjes’’.
Në adresimin e tij fillestar, ai tha se teksa diskutohet rruga drejt anëtarësimit në BE, progresi i Kosovës duhet njohur e pranuar. Ai ritheksoi rëndësinë e ndërlidhjes së fondeve e financimin nga BE-ja me respektimin e vlerave të BE-së.
Nga ky samit, përmes fjalës së tij, kryeministri i bëri thirrje BE-së që të monitoroj progresin në Ballkanin Perëndimor për sa i përket progresit demokratik dhe reformave të BE-së, dhe më pas të bazojë politikat e saj mbi ato të dhëna.
Duke folur për përparimin që Kosova ka shënuar në agjendën e reformave të Planit të Rritjes, ai tha vendi ynë është afër përmbushjes së kësaj agjende e cila përbëhet nga pesë fusha të politikave me 32 reforma në 17 sektore.
Kryeministri e përshëndeti miratimin e Planit të Reformës dhe Rritjes nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës, duke e cilësuar atë si një kapitull të ri që duhet të udhëhiqet nga meritokracia dhe vlerat. Gjithashtu, mirëpriti punën në Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028 dhe synimin për ta miratuar atë në Samitin e sivjetmë të Procesit të Berlinit.
Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore me njohje de facto dhe de jure janë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe integrimin, teksa i kërkoi edhe një herë Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoijqin dhe grupin e tij përgjegjës për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me 24 shtator të vitit të kaluar.
Në fund, ai bëri thirrje që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Autoritetit evropian kundër pastrimit të parave – “EU Anti-Money Laundering Authority” (AMLA), me qëllim të rritjes së integritetit financiar dhe bashkëpunimit në luftimin e krimeve financiare. Kurse sa i përket CEFTA-s, ai theksoi se duhet të sigurohet përfaqësim dhe trajtim i barabartë për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...