Kurti merr pjesë virtualisht në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë

10:05 | 29 Shkurt 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë virtualisht në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës i cili do të mbahet sot në Tiranë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende./Arbresh.info/

Të ngjashme