Google ADS

Kurti merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

07:17 | 10 Qershor 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ngjarja do të mbahet me fillim nga ora 11:00, tek DokuKino, në Prizren.

Pas kësaj Kurti do të merr pjesë edhe në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, tek Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Krejt në fund Kryeministri me fillim nga ora 13:00, do të bëj homazhe Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme