Kurti merr pjesë në lansimin e platformës “KosovaDiplo365”

09:12 | 8 Prill 2024
E.H

Kryeministri i vendi, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e platformës, “KosovaDiplo365”, një nismë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacionit Ipko.

Lansimi i platformës pritet të bëhet nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Platforma “KosovaDiplo365”, synon që të ngrit prezencën digjitale të tregimeve të sukseseve dhe arritjeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpër botë, dhe njëkohësisht të shërbejë si hapësirë e ndërveprimit si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

Përmes kësaj platforme synohet fuqizimi i Diplomacisë Publike të Kosovës përmes zërave më të fuqishëm të saj – atë të vetë qytetarëve të Republikës sonë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme