Google ADS

Kurti merr pjesë në drekën e shtruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë

17:07 | 6 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në drekë nga ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna.

Këhstu bëri të ditur vetë kryeministri me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.

“Pas punimeve të Samitit të Partneritetit për Qeveri të Hapur, jam ftuar në drekë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, z. Margus Tsahkna.”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, shefi i ekzekutivit është duke qëndruar në Estoni ku ka marrë pjesë në Samitin Global të “Open Government Partnership” , pjesë e të cilës është bërë Kosova në gusht të këtij viti.

Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në Open Government Partnership, mundësi e përmirësimit të transparencës

 

Të ngjashme