Google ADS

Kurti merr pjesë në ceremoninë solemne me rastin e përvjetorit të 25-të të Policisë së Kosovës

08:24 | 6 Shtator 2024
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë solemne me rastin e përvjetorit të 25-të të Policisë së Kosovës.

Ceremonia do të mbahet nga ora 11:00, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sot, më 6 shtator, Policia e Kosovës feston 25 vjetorin e themelimit të saj.

Ky përvjetor është një moment i rëndësishëm për historinë e institucioneve të rendit dhe sigurisë në vend.

Në këtë datë historike, më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në përputhje me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në krijimin e forcave policore të Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme