Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministren Daulina Osmani, mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave të tridhjetë e treta Olimpike në Paris, në kryeqytetin francez ku u mbajtën edhe mu para një shekulli.
Midis 206 vendeve të përfaqësuara dhe që parakaluan para publikut me 10,500 atletët – me një barazi gjinore të përpiktë 50/50 gra dhe burra për herën e parë – që lundruan në lumin Senë, si popull e si shtet të gjithë përjetuam krenarë kalimin e delegacionit të Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili edhe fillon sot pjesëmarrjen në garat e para përmes boksieres Donika Sadiku.
Kështu, nga sheshi i të drejtave të njeriut të Trocadero-s dhe para kullës së Eiffel-it, u krenuam me praninë e shtetit tonë. Kjo ceremoni olimpike për herën e parë nuk u mbajt në një stadium olimpik por jashtë saj duke e bërë edhe më të gjallë Qytetin e Dritave me animacionet dhe shkëlqimin e monumenteve historike buzë Senës.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj shtetit francez dhe komunës së Parisit për mikpritjen e përzemërt, por edhe një mirënjohje të veçantë për mijëra sportistët, artistët dhe vullnetarët që na ofruan një shembull dhe shfaqje kaq të bukur të një përkushtimi dhe vullneti kolektiv.
Teksa Qeveria e Kosovës ka nisur dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, dhe ndërsa bisedimet filluan me Francën për të nxjerrë mësime të këtyre Lojërave Olimpike, jemi të vetëdijshëm për sfidat por edhe të gatshëm po ashtu për t’i tejkaluar ato me përplot përkushtim dhe vullnet./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...