Google ADS

Kurti merr pjesë në ceremoninë e vënies së gurit themeltar të Shkollës së Mesme Ekonomike në Podujevë

07:08 | 8 Qershor 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot do ta marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurit themeltar të Shkollës së Mesme Ekonomike në Podujevë

Komuna e Podujevës njofton se duke filluar nga ora 11:00 do të vihet guri themeltar për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

“Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës – z.Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës – z.Shpejtim Bulliqi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – znj.Arbërie Nagavci dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës e zyrtarë komunalë”, thuhet në njoftimin e komunës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme