Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ”Festivalin Ndërkombëtar të Domateve” tashmë tradicional në Komunën e Mamushës, që ka për qëllim stimulimin e prodhimeve bujqësore e veçanërisht prodhimin e domateve.
Kryeministri Kurti tha se është i kënaqur që ishte sot në Mamushë, në komunën e cila është shembull për nga veprimtaria bujqësore dhe jo vetëm.
”Më shumë nga nostalgjia sesa nga varfëria domatja ka qenë edhe një burim i vlerave ushqyese, ku si fëmijë as uria nuk na ndante nga loja”, u shpreh kryeministri Kurti.
Si qeveri e Republikës së Kosovës, kryeministri tha se përmes programeve mbështetëse kemi rritur përkrahjen për perime, qoftë në sera apo në fushë të hapur, përmes mbështetjes financiare në kuadër të programit të pagesave direkte apo subvencione, dhe se me këtë mbështetje synojmë përmirësimin e bilancit tregtar tek importi i perimeve duke i mbrojtur prodhuesit tanë vendorë dhe produktet e tyre.
Më tej, kryeministri veçoi se si qeveri kemi treguar se sa me prioritet e kemi këtë sektor, ku përveç rritjes së buxhetit për bujqësinë këtë vit për herë të parë mbulojmë vlerën e akcizës së naftës me 54 euro për hektar, për çdo kulturë bujqësore përfshirë perimet.
Komuna e Mamushës, siç tha kryeministri, është pjesa e mozaikut që plotëson dhe jep vlerë të shtuar bujqësisë në Kosovë, duke qenë një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë.
“Vullneti e përkushtimi për ta punuar tokën sjellë si rezultat prodhime cilësore dhe kjo është çka e karakterizon Mamushën”, tha ndër tjera ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...