Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Takimi u mbizotërua nga diskutimi mbi situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19. Ambasadori Grondahl, derisa bashkëndjeu me situatën e shëndetit publik të krijuar si rezultat i pandemisë, shprehu gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Republikës së Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit Korona.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimet e sinqerta për përkrahjen e shtetit Norvegjez dhe bëri thirrje për solidaritet në mes të gjitha shteteve të cilat po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19. Të dy u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në mes dy shteteve në të gjitha fushat./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...