Duke folur për qëndrimin e të dërguarit të presidentit Trump, Richard Grenell, i cili po insiston në heqjen e taksës ndaj produkteve nga Serbia e Bosnje e Hercegovina, kryeministri Kurti ka thënë se ky diplomat “ka shumë energji edhe nuk ka qëllim të keq”.
Megjithatë, sipas tij, çështjet në Ballkan dhe raportet Kosovë-Serbi janë pak të ndjeshme. Në këtë kontekst, Kurti ka pohuar të ketë dëshmuar vullnet për ta hequr taksën.
“Unë kam treguar vullnet për heqjen e tarifës 100 për qind dhe kjo të bëhet posa të vendoset parimi i reciprocitetit. Nuk besoj se ka nevojë edhe taksë edhe reciprocitet. Ne dëgjohemi me njëri-tjetrin shumë, dhe s’do të thotë se pajtohemi për gjithçka. Parimin e Reciprocitetit do të elaborojmë. Trumpi kishte deklaruar se reciprociteti është fjala ime e favorshme. Ta zëmë Kosova mund ta zbatojë reciprocitetin por nuk po e bënë. Me targa të Kosovës nuk hynë dot në Serbi. Këtë do të mund ta bënte edhe Republika e Kosovës, dhe kështu është reciprociteti. Ne kemi të drejtë të mos lejojmë mauna të Serbisë sepse nuk kemi marrëveshje për transportin rrugor. Ne po shkojmë ngadalë, mençur, sigurt dhe do të elaborojmë saktë se çfarë i bie reciprociteti”, ka thënë Kurti në rubikon.
Ai ka thënë se fushata për çnjohjen e Kosovës është projekt shtetëror, sipas ministrit të jashtëm serb.
Megjtihatë, ai ka thënë se ka shumë punë.
“Serbia nuk është prioriteti as numër një, as numër dy. Unë kam garuar me tjera gjëra. Në shumë aspekte Kosova është shtet më normal se Serbia. Do të angazhohem me gjithë kapacitetin që kam që me të vërtetë të arrijmë këto. Unë nuk e kam ndërmend Serbinë që të na njohë”, ka theksuar Kurti.
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...