Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një tubimi me gratë dhe vajzat në Prishtinë, ka premtuar se Lëvizja Vetëvendosje do të pesëfishojë numrin e çerdheve që ndihmon nënat me fëmijë të vegjël, ndërsa, pagat do të jetë e garantuar në pushimin e lehonisë, kurse, numri i grave në Qeveri do të ritet ndjeshëm.
Kurti ka theksuar se gratë dhe burrat janë të ndryshëm por do të jenë të barabartë nga Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 11 qeshorit, pasi Kosova do të ketë barazi gjinore dhe shoqërore.
“Gjatë fushatës të gjithë bëhen të mirë. Në Kosovë kemi afër 20 mijë njerëz pa punë ku të cilat shumica janë gra. Sot Kosova ka 43 kopshte dhe Lëvizja Vetëvendosje do të pesëfishojë numrin e çerdheve që ndihmon nënat me fëmijë të vegjël. Pagat do të jetë e garantuar në pushimin e lehonisë, ne do ta përmirësojmë situatën e grave, ne do ta rrisim ndjeshëm numrin e grave në Qeveri”, shtoi Kurti.
Po ashtu, Kurti jep një këshillë për të gjithë që mos t’i besojnë atyre që barazinë gjinore e kanë çështje llafesh.
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...
Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premt...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Han të Elezit
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...