Google ADS

Kurti me ‘një mal dokumente’ me vete, dalin videot e takimit të tij me Borrellin

13:53 | 18 Mars 2023
Emir Abduramani

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian janë publikuar edhe pamjet nga fillimi i takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në këto pamje shihet se kryeministri Kurti ka me vete një numër të madh të dokumenteve me vete, sikurse edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së.

Në këtë takim do të diskutohet për Aneksin e planit të zbatimit, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se pa u arritur pajtim për Aneksin s’mund të ketë një dokument përfundimtar dhe rrjedhimisht s’mund të ketë as marrëveshje.

Ndërkohë takimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit serb me ndërmjetësit evropianë veçse kanë përfunduar dhe për pak momente pritet të fillojë edhe takimi Kurti – Vuciq./arbresh.info

Të ngjashme