Kryeministri Albin Kurti, tha se të arriturat e Qeverisë në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit janë të njohura si në Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare.
Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu, shtoi se gjatë këtij viti janë mbyllur shumë rrugë kriminale e janë sekuestruat substanca narkotike.
Kurti pati kritika sa i përket mosngritjes së aktakuzave ndaj paramilitarëve serbë për barrikadat dhe sulmet që kanë ndodhur në veri të vendit. Ai tha se brenda një viti mbi 10 ligje për reformë kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.
Madje tha se këto ligje janë ngujuar në këtë Gjykatën duke pamundësuar reformën në sistem.
“Progresin ynë në luftimin e korrupsionit është vlerësuar edhe nga organizatat ndërkombëtare. Ka vetëm grupe të organizuara kriminale ata nuk kanë mbështetje në popull. Ajo çfarë me duhet të theksho se ka shumë informata për krimet vjet edhe sivjet”.
“Ajo çfarë më duhet të theksoj është se ka shumë informata për krimet vjet dhe sivjet, vjet kur kishim barrikada paramilitare, sivjet kur kishim sulme paramilitare, por këto informata të shumta ndonëse janë shndërruar në hetime të shumta, nuk janë reflektuar në aktakuza të shumta”, është shprehur Kurti.
“Kemi shumë pak aktakuza për krimet e panumërta të kryera ndaj qytetarëve, rendit tonë kushtetues e juridik, integritetit territorial dhe ligjit në Kosovë, si në vitin 2022 ashtu edhe në 2023”, ka shtuar ai.
Sipas tij, edhe atëherë kur ka pasur arrestime dhe akuza, ka pasur lirime në arreste shtëpiake.
“Ka pasur trajtim i cili nuk ka dekurajuar kriminelët. Në anën tjetër një sfidë si Qeveri që e kemi pasur, është fakti që reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Nga 16 nëntori i vitit 2022 deri më 2 nëntor të këtij viti, pra një vit minus dy javë, i kemi 10 ligje super të rëndësishme të reformës sonë me të cilin kemi marrë besimin e qytetarëve në shkurt të vitit 2021”.
“Ne të gjithë e dimë, Kuvendi i Kosovës e ka komisionin parlamentar për legjislacion dhe të gjitha çështjet e ligjeve të cilat sponsorizohen nga Qeveria dhe pastaj votohen nga Kuvendi, trajtohen aty; mirëpo kemi një lloj aktivizmi të çuditshëm i cili na i vonon neve reformat dhe humbet kohen e çmuar të popullit të Kosovës”./eo
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...