Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe parakushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në konferencën për media, Kurti ka theksuar se kërkesa që të dërgohet draft-statuti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është rrëzuar tri herë në institucionet e KiE-së, transmeton Arbresh.info.
Ai potencoi se me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca kanë nënshkruar një garancion që Asociacioni të zbatohet pas pranimit të Kosovës në KiE.
“Ne i kemi plotësuar kushtet dhe parakushtet për anëtarësim në KiE. Kërkesa që të dërgohet që të dërgohet draft statusi i Lajçakut dhe emisarëve të tjerë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është rrëzuar tri herë në institucionet e Këshillit të Evropës. Në anën tjetër ekziston letra e garancisë nga tre krerët e shtetit në të cilën siç kanë kërkuar kemi thënë që marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe asociacioni vijnë pas anëtarësimit dhe nuk i mohojmë jemi të gatshëm të i zbatojmë”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti: Kosova s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona