Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashë me disa deputetë, ka bërë sot homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Në njoftimin për media të VV-së thuhet se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha frymuan për kombin dhe çlirimin e tij, transmeton.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Sot me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Qendrës së Prishtinës, dhe atë të Besianës, z. Arben Vitia dhe z. Bajram Ajeti, si dhe deputetë e aktivistë të tjerë të Lëvizjes, bënë homazhe te shtatorja Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Të tre këta heronj, frymuan dhe mprehën, si ndjenjën, ashtu edhe mendjen drejt një përcaktimi më të lartë për kombin dhe çlirimin e tij. E drejta dhe liria jonë, qëndron në horizontin që hapi vepra e tyre. E në atë drejtim, ata na tregojnë se me më pak hezitim, e me më tepër kthjelltësi të mendjes e vullnetit duhet shtruar rruga jonë e veprimit.
Përkulemi para jetës dhe veprës së tyre, lavdi!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...