Kryeministri në detyrë Albin Kurti edhe një herë ka folur rreth shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut. Këtë herë, Kurti shtoi se nënkryetari i LDK’së u shkarkua pasi ishte pjesë e planit për copëtimin e Kosovës.
“Në projektin për ndarjen e Kosovës janë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë projekt ndodhej ish ministri i brendshëm që shkarkova. Nuk është më çështje shkarkimi i një ministri, ai ishte plan. Ky plan ka dy faza; shpallja e ngjarjes së jashtëzakonshme dhe ndarja e Kosovës”, tha Kurti në Syri Tv.
“Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, me një shumice të vogël votash, (Thaçi) mund të bëhej mbret në Kosovë. Ai nuk është i kënaqur me kompetencat që ka. Prandaj dhe e kam ftuar të rikthehet në politikë e të futet në zgjedhje. Kosova është Republikë Parlamentare dhe presidenti është noter publik”, tha Kurti.
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...