Sot Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën në Prishtinë, shkruan Arbresh.info
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë fjalimit para të pranishmëve tha se Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi koalicion që do ta bëjë republikën me duar të pastra.
“Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi koalicion që do ta bëjë republikën me duar të pastra pasi që në listë nuk ka njerëz me të kaluar kriminale, ne do të punojmë krah SHBA-s, Gjermanisë e miqve ndërkombëtar”, tha Kurti para të pranishmëve
Ndërsa, për të korruptuarit ka thënë se ata do të luftohen përmes ligjeve, e në veçanti ligjit anti-mafia, që do të iniciohet nga qeverisja e Vetëvendosjes.
“Me Qeverinë e Vetëvendosjes Prokuroria nuk do t’ua ndriçojë rrugën hajnave. Me qeverinë e Vetëvendosjes do të kemi ligj anti-mafia”, tha Kurti.
Për pushtetarët e deritanishëm Kurti tha se populli më nuk do t’i dëgjojë përrallat e tyre dhe se më 11 qershor populli do t’i rrëzojë ata përdhe.
“Përrallat e tyre janë anestezioni për vjedhjen e buxhetit të shtetit. Më 11 qershor populli do të çohet në këmbë për t’i rrëzuar për dhe këta të korruptuar”, theksoi Kurti.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...