Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvilluar një bisedë me qytetarë përmes profilit të tij në Facebook, ku ka folur për shumë çështje dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre.
Kurti është pyetur për ekonominë, zhvillimin, papunësinë, arsimin, marrëdhëniet me Serbinë dhe shumë preokupime të tjera.
Por, ai ka bërë me dije se rëndësia e zgjedhjeve të 11 qershorit është shumë e madhe, madje ai ka kërkuar nga qytetarët që ta vlerësojnë si referendum, pasi do të jetë kjo ditë, ka thënë Kurti, kur e mira dhe e keqja do ndahen përfundimisht.
“Zgjedhjet e 11 qershorit, jo që janë zgjedhje të jashtëzakonshme, por janë referendum, ku ndahet e mira nga e keqja, e drejta nga e padrejta”, pohoi Kurti.
Kurti ka dhënë edhe një premtim tjetër të rëndësishëm. Ai ka deklaruar se me Vetëvendosjen, përkundër se parti ideologjikisht e qendrës e majtë, nuk do ta rrisë qeverinë, por do ta forcojë atë.
Po ashtu, Kurti pohoi se dialog i mbyllur me Serbinë në Bruksel, do të zëvendësohet me një dialog të hapur me serbët e Kosovës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...