Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron po qëndron për vizitë në Kosovë.
Sot Cameron do të zhvillojë fillimisht një takim me ministren e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të deklarohen për media.
Ministrin britanik të Punëve të Jashtme do të takojë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ndryshe, Cameron ka arritur mbrëmë në Prishtinë.
Ai është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
“Kënaqësi të pres ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Prishtinë në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një aleat i vendosur dhe besnik i Republikës së Kosovës, që para krijimit të shtetit tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojmë”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
A pleasure to host 🇬🇧 Foreign Secretary & fmr PM @David_Cameron tonight in Prishtina for his first international trip of the year. The UK has been a staunch & faithful ally of🇽🇰since before our statehood. We are grateful for the enduring support & excellent relations we enjoy. pic.twitter.com/z7BEuLQ44d
— Albin Kurti (@albinkurti) January 3, 2024
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...