Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “Ora e kodimit” është mbajtur në 22 komuna të Kosovës.
Me anë të një njoftimi në Facebook, Kurti tha se mbi 20 mijë nxënës të klasave I deri XII, në 350 shkolla kanë mbajtur rreth 30 mijë orë kodim, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë kësaj jave, nxënësit u njohën me parimet e kodimit, përdorimin e kodimit si gjuhë krijuese, të menduarit logjik dhe realizimin e projekteve inovative dhe kreative.”, u shpreh Kurti.
Kurti tha se qëllimi i kësaj qeverie është që duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, kodimi të jetë pjesë e integruar e kurrikulave shkollore të arsimit parauniversitar.
Tutje shefi i qeverisë tha se integrimi i teknologjisë në arsim përmbush një objektiv kyç në Strategjinë tonë për Arsim dhe Digjitalizim.
“Ai shënon progres të rëndësishëm drejt të ardhmes së vendit tonë, ku teknologjia ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.”, deklaroi ai.
“Duke e përfshirë kodimin në rutinën ditore shkollore, hapim rrugën për një brez të ri krijuesish, inovatorësh dhe shkencëtarësh nga vendi ynë, të cilët mund të krijojnë dhe eksportojnë produkte dhe shërbime digjitale për tregun global.”, tha ndër të tjera Kurti.
Ndër të tjera, Kurti thotë që investimet në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike deri në fund të vitit 2025 pritet të kalojnë vlerën prej 80 milionë euro.
“Kodimi është vetëm njëra nga hallkat e transformimit tonë digjital. Investimet tona në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike deri në fund të vitit 2025 pritet të kalojnë vlerën prej 80 milionë euro. Ndërkaq, në bazë të dokumenteve strategjike që kemi plotësuar e miratuar, deri në vitin 2027, kjo shifër parashihet të arrijë në 130 milionë euro. E krahas investimeve të domosdoshme, përkushtimi ynë është po aq i lartë edhe për zhvillimin e kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe teknologjike në siguri kibernetike, për transformim digjital të sigurt.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë