Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Në adresimin e tij, kryeministri Kurti tha se mbështetja jonë për luftën e Ukrainës për të ruajtur lirinë dhe demokracinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj është e gjerë dhe e thellë, dhe tregon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët tanë ndërkombëtarë kundër agresionit të Rusisë.
Kryeministri përmendi iniciativat përmes së cilave Kosova po ndihmon dhe përkrah Ukrainën si programi Gazetarët në Rezidencë (JiR) përmes së cilit janë strehuar në Kosovë 18 gazetarë ukrainas, heqja përkohësisht e vizave për shtetasit ukrainas, përafrimi me politikën e jashtme të BE-së përmes vendosjes dhe bashkimit me 13 pakot e sanksioneve kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe aleatëve të tyre, trajnime për ushtarët ukrainas dhe bashkimi me Deklaratën e Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën.
“Mesazhi im, në emër të popullit të Kosovës, është: Mos e humbni kurrë shpresën. Pavarësisht se sa të vështira mund të duken shanset, pavarësisht se sa zgjat lufta, vazhdoni të palëkundur në përpjekjet tuaja. Dhe unë besoj fuqimisht se aleatët tuaj në Evropë dhe në mbarë botën do të mbajnë gjithmonë anën tuaj, derisa fitorja të jetë përfundimisht – dhe me vendosmëri – e juaja”, përfundoi kryeministri./Arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë