Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka realizuar një takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Në një postim në “Facebook”, Kurti njoftoi se kanë diskutuar për mbështetje të theksuar që qeveria i ofron FSK-së, duke theksuar se kjo mbështetje është më e madhe se ndonjëherë më parë.
Kurti ka theksuar se një nga prioritetet kryesore të qeverisë është zhvillimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes së vendit. Ai ka shtuar se qeveria e tij po punon çdo ditë për të bërë që FSK-ja të jetë sa më moderne, e fuqishme dhe profesionale./Arbresh.info
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...