Kryeministri Albin Kurti në “GLOBSEC” në Sllovaki ka folur për dialogun me Serbinë, duke thënë se po bëjnë përpjekje që të arrihet marrëveshje për targat dhe energjinë elektrike, transmeton Periskopi.
Ai u pyet edhe për Ballkanin e Hapur, duke thënë se nuk u beson atyre politikanëve që mjafton veç me Ballkanin e Hapur.
“Megjithatë ne po provojmë shumë në Bruksel që të arrijmë marrëveshje kur vjen puna te targat dhe energjinë elektrike në veri si dhe të zhdukurit nga lufta e fundit. Kosova është storje suksesi i njerëzve liridashës të Kosovës”, deklaroi Kurti, shkruan periskopi.
Ai është shprehur falënderues ndaj shteteve perëndimore.
Sipas Kurtit, Ballkani Perëndimor është i hapur ndaj BE-së, NATO-s, SHBA-së, “por ne nuk mendojmë se duhet të hapemi ndaj fuqive të lindjes”.
“Jemi në rregull me këtë dhe mbështetemi shumë tek procesi i Berlinit 2.0 me një nisje të freskët nga kancelari Scholz. Më duhet të them që as orientimi politik as ndjeshmëria politike, nuk i besoj atij grupi politikanësh që besojnë tek vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të jemi evropianë dhe të jemi anëtarë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Kurti.
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...