Google ADS

Kurti mbërrin në Bruksel, mbledh ekipin e tij para takimit të nesërm me Vuçiqin

23:53 | 1 Maj 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka mbërritur në Bruksel, para takimit të nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti thotë se përgatitja për këtë takim ka qenë komplekse por edhe e lehtë.

“Mbërrita në Bruksel dhe kalova ditën duke u përgatitur për takimin e nesërm. Përgatitja për negociata është komplekse por edhe e lehtë: komplekse sepse ka shumë informacione dhe detaje të përfshira, ndër të tjera, por e lehtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të ndershme dhe fisnike”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme