Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 gjatë ditëve të fundit, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka kërkuar nga ky komitet që masat e vendosura ta kenë si qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve.
“Varianti i ri i virusit Corona kërkon përditësim të masave bazuar në të dhëna, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit.
Për shkak të natyrës jashtëzakonisht ngjitëse të variantit Omicron, rritja e rasteve, të paktën për një kohë, ishte e pashmangshme. Prandaj, kryeministri kërkoi nga ky Komitet, që masat e vendosura ta kenë si qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve. Ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar”, tha Kurti.
Ai tha se, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.
“Kjo do t’iu ofrojë mbrojtjen prej infektimit apo sëmundjes së rëndë, si dhe do ta ndihmojë Kosovën në tërësi, që të kalojë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se pothuajse të gjitha këto raste janë të variantit Omicron, i cili përhapet jashtëzakonisht shpejt dhe lehtë në krahasim me variantet e mëparshme të virusit Corona.
Nga ky takim u bë thirrje për qytetarët, që të mos nënvlerësohet varianti Omicron. Të gjitha informatat nga vendet e tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese./arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...