Kurti: Marrëveshja e Brukselit ku është Asocioacioni, është shkelur nga Beogradi

16:47 | 6 Janar 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media të mbajtur sot së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, ka folur për Asociacionin, duke thënë se është bërë shkelja e marrëveshjen që në momentin kur Serbia u ka dërguar letra dërguar vendeve anëtare të BE-së, kundër anëtarësimit të Kosovës.

“Presidenti i Serbisë i ka dërguar letra vendeve anëtare të BE-së, në veçanti pesë shteteve mos njohëse kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me këtë rast ajo e ka shkelë marrëveshjen më të dashur të Brukselit, atë të 19 prillit 2013, në pikën 14 të së cilës thuhet se Kosova e Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën për integrimet evropiane”, u shpreh ai.

Ai tha se kjo marrëveshje me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për asociacionin, siç u shpreh ai, është shkelur tashmë nga Beogradi.

“Marrëveshjen me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për asociacionin e ku është edhe pika e 14 është shkelur tashmë nga Beogradi, prej momentit kur ata i kanë dërguar letra vendeve anëtare të BE-së dhe u kanë thënë mos e pranoni aplikacionin e Kosovës, ata në fakt ata e kanë shkelur atë marrëveshje, marrëveshjen më të dashur të tyre. Mbi atë marrëveshje tashmë ndodhet vetë këmba e Serbisë e cila e ka shkelur në pikën e 14-të”, tha tutje Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme